5 arsye pse domatja ju bën të bini në peshë
Domatja është një nga perimet që nuk mungon dhe nuk duhet të mungojë në tavolinë. Ka efekte të mrekullueshme, dhe madje është pjesë e një kërkimi shkencor për luftën ndaj kancerit. Por a i njohim të gjitha përfitimet nga domatja? Ja pesë arsye pse është e shëndetshme për ne:
Ndihmojnë në rënien në peshë
Janë një ndihmë e madhe për të humbur lëngjet e tepërta pasi është e pasur me ujë, kripëra mienrale si fosfori dhe kaliumi, përmban pak sheqerna dhe ka vetëm 18 kalori për 100 gramë.
Janë një ilaç për sistemin imunitar
Një burim i çmuar vitamine C. 100 mg domate të pjekura përmbajnë 25 mg, që është më shumë se gjysma e sasisë ditore prej 45 mg sipas udhëzimeve mjekësore që duhet të marrim në ditë.
Luftojnë plakjen
Domatet janë të pasura me polinefol, antioksidantë, që luftojnë radikalet e lira dhe janë në gjendje të luftojnë sëmundjen e plakjes.
Aktivizojnë zorrët
Lëkura e tyre është e pasur me fibra, që stimulojnë tranzitin e zorrëve. Kjo është arsyeja që këshillohet për ata që vuajnë nga kapsllëku.
Janë antitumorale
Të pasura me likopene, antioksidantë të fuqishëm, që i japin dhe ngjyrën e kuqe. Studime të ndryshme tregojnë aftësinë, në veçanti të reduktimit të kancerit të prostatës. Lajmi i mirë është se likopeni nuk dëmtohet gjatë gatimit. Përkundrazi, gatimi me yndyrna të shëndetshme si vaji ullirit e bëjnë dhe më të përthithshëm.