5 këshilla për të shpëtuar nga majat e djegura të flokëve në kushte shtëpie
Majat e djegura të flokëve janë një shqetësim i vazhdueshëm, por nëse tregohesh pak më e kujdesshme, mund t’i evitosh. Majat e ndara, vijnë si pasojë e krehjes së keqe dhe të shpeshtë të flokëve, sidomos kur janë të njomë, por gjithashtu edhe si pasojë e përdorimit të vazhdueshëm të piastrës, mashës etj., të cilat e shkatërrojnë flokun dhe i lënë majat e hapura. Bëj kujdes!
1. Mos i krih asnjëherë flokët e lagur
Ky veprim ndodh shpesh edhe nga nxitimi, por flokët janë shumë të ndjeshëm dhe të predispozuar të këputen sa herë i kreh të njomë. Nëse flokët i ke të lagur, atëherë mos i krih, por prit derisa të thahen.
- Përdor krehër me dhëmbë të gjerë
Përdor gjithmonë krehër me dhëmbë të gjerë. Mos përdor piastër, mashë, përveç rasteve urgjente, sepse ato shkaktojnë edhe më shumë djegien e flokëve.
- Mos i laj me ujë të nxehtë
Mos harro që uji i nxehtë i dëmton flokët, ndaj ki parasysh që duhet t’i lash me ujë të vakët. Mos i shtrydh shumë, as mos i thaj fort me peshqir. Idealja është t’i lash më ujë të ngrohtë ose me ujë të ftohtë dhe mbaji për disa minuta me peshqir. Po ashtu, zgjidh shampon në bazë të tipit të flokut.
- Priti flokët çdo 3-6 muaj
Nëse dëshiron vërtet të kesh flokë të shëndetshëm, edhe nëse je duke i rritur, majat e tyre duhet t’i presësh çdo 3-6 muaj, sepse kështu shmang këputjen dhe djegien e tyre. Përdor ushqyes për flokë ose pastroji me ujë e limon.
- Përdor maskë për majat
Rrih një vezë, së bashku me xhelin e një gjetheje aloe vera dhe një lugë çaji mjaltë. Aplikoje tek flokët dhe laji ato vetëm pas një ore. Shpëlaji mirë me një lugë gjelle uthull në një gotë me ujë, në mënyrë që të forcosh rrënjët dhe të shkëlqesh flokët.