5 mënyra si të mbroni lëkurën në ditë të nxehta
Ekspozimi ndaj diellit është shumë fitimprurës për shëndetin, sepse rrit nivelin e energjisë, disponimin dhe gjithashtu është burim kryesor i vitaminës D.
Megjithatë, këto vlejnë kur ju merrni rreze dielli të përshtatshme, por në ditë të nxehta, si këto të gushtit, ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm.
Rrezet e nxehta dhe ultravjollcë, çojnë në plakje të parakohshme dhe kancer lëkure. Prandaj, dritare.net ju sjell 5 mënyra sesi të mbroni lëkurën nga dielli .
1. Aplikoni krem dielli vazhdimisht
Përpara se të dilni në diell, aplikoni krem mbrojtës. Është shumë e rëndësishme të jetë i një cilësie të lartë dhe i përshtatshëm për lëkurën. Rekomandohet çdo një orë të aplikohet kremi, dhe kur temperaturat janë të larta mjekët rekomandojnë që kremi të ketë faktor më shumë se 30.
2. Nëse keni fëmijë, sigurohuni të mbroni lëkurën e tyre.
Mbrojtja e lëkurës së fëmijëve është shuam e rëndësishme, sepse lëkura e tyre është e ndjeshme. Nëse fëmija nuk merr një mbrojtje korrekte nga dielli, ata do të ketë probleme serioze me lëkurën kur të bëhet më i rritur.
3. Shmangni orët më të nxehta të ditës.
Mënyra më e mirë t’i shmangni rrezet ultravjollcë, është duke qëndruar në hije nga ora 11:00-16:00.
4. Vishni rrobat e duhura
Kur jeni në diell, mbuloni trupin. Përdorni kapele të gjera, për të shmangur ekspozimin e qafës, dhe mos vishni rroba të errëta, sepse ata thithin rrezet ultravjollcë. Përdorni ngjyra të ndezura.
5. Mbroni sytë
Drita e fortë e diellit mund të dëmtojë sytë tuaj, prandaj dritare.net ju sugjeron të pardoni syze dielli të cilat do shmangin dëmtimin e syve dhe lëkurës rreth syve. Mos harroni, një përqindje e sëmundjes së kancerit vjen nga dëmtimi i qepallave të syve.