5 produkte për lëkurën që ju boshatisin xhepat
Ka ardhur koha që të ndërgjegjësoheni dhe të mos ”vraponi” pas produkteve që janë më të përfolura, pasi jo vetëm që nuk kanë efekt dhe ju boshatisin xhepin, por nga ana tjetër mund të kthehen edhe në problem më vete për lëkurën tuaj.
Produkte për mbylljen e poreve
Këto produkte mund të ndikojnë në eleminimin e pikave të zeza apo puçrave, por nuk ndikojnë në zvogëlimin e poreve. Ato mund të kryejnë më shumë një reduktim të përkohshëm të poreve, e megjithatë efekti është minimal, gati i papërfillshëm.
Kremrat për zonën e syve
Mjaftohu me një hidratant të mirë. Kjo është e gjitha një strategji marketing, por në fakt kremrat për zonën e syve nuk kanë asnjë përbërës specific për zonën e syve. Në fakt sipas ekspertëve, i vetmi përbërës që mund të mbrojë zonën e syve është një krem me faktor mbrojtës ndaj diellit, sepse lëkura e syve është shumë e hollë dhe e ekspozuar ndaj rrezeve ultraviolet.
Roller-at me gurë nefriti
Keq na vjen ta themi, sepse duken shumë bukur për Instagram, por këto s’bëjnë asgjë. Supozohet se të ndihmojnë me lodhjen dhe të japing një pamje fytyre më të relaksuar duke ndihmuar në qarkullimin e gjakut, por në fakt janë një tufë budallallëqesh.
Maskat me qymyr
Qymyri po bën namin në industrinë e bukurisë, nga zbardhuesit e dhëmbëve me qymyr, apo deodorantët me qymyr. Por maskat me qymyr nuk do ta ndihmojnë aspak lëkurën tuaj. Mendohet se mund të ‘pastrojë’ fytyrën deri diku dhe të largojë toksinat apo papastërtitë, por s’ka ende prova për këtë. Fakti që të dhemb kur e heq s’do të thotë që funksionon.
Produktet ‘të gjitha-në-një’
Nuk ekziston diçka e tillë si rregullimi i shpejtë. Këto produkte kanë 100 përbërës që supozohet t’i bëjnë mirë fytyrës, por e gjitha duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Në fund të ditës mund të ofrojë vetëm një hidratim nëse përdoret rregullisht për një periudhë të gjatë kohe, por nuk do të përmirësojë asgjë rreth çngjyrimeve në fytyrë apo njollave. /Anabel/