5 shenjat paralajmëruese që tregojnë se po dilni me një narcist

Edhe njerëzit më të dashur mund të tregohen ndonjëherë egoistë. Por, a mund të jetë narcist personi me të cilin ju keni një marrëdhënie dhe ju se keni kuptuar?

Kjo është pyetja intriguese e paraqitur në një libër të ri nga Melanie Tonia Evans nga Melburn, botuar në Britaninë e Madhe këtë javë.

Sipas autores, shenjat mund të jenë pothuajse të pamundura për t’u kuptuar derisa një ditë ta pësoni nga abuzime të konsiderueshme sepse është kaq e vështirë të kuptosh njerëz që janë gatuar ndryshe.

Nëse keni ndonjë dyshim nëse jeni të përfshirë me dikë që vuan nga narcizmi, këto janë pesë shenjat paralajmëruese:

1-Pasiguri emocionale

Pavarësisht nga besimi i përgjithshëm që narcistët kanë shumë vetëbesim, në fakt sapo maska e tyre fillon të bjerë, një realitet tjetër shfaqet në skenë.

Narcistët janë shumë të pasigurt dhe reagojnë agresivisht për gjërat që rriturit mesatarë thjesht nuk shqetësohen. Ndjeshmëria e tyre e tepërt është ekstreme.

2-Ndjenja ekstreme e të drejtës

Nëse e ndani jetën me një narcisit, do të zbuloni shpejt se kanë një ndjenjë të paarsyeshme të së drejtës dhe një vizion shumë të dobët periferik kur bëhet fjalë për nevojat e dikujt tjetër.

Vet-absorbimi i narcisitit, i cili është pjesë e brendshme e tyre, do të thotë se ata besojnë se meritojnë trajtim preferencial mbi të gjithë të tjerët.

Thënë shkurt, ata mendojnë se kanë gjithmonë të drejtë dhe duhet të jenë gjithmonë mbi të tjerët.

3-Ata argumentojnë si të ishin 5-vjeç

Një nga mënyrat më të sigurta për të identifikuar një viktimë të NPD është mënyra se si ata argumentojnë.

Mekanizmat e tyre të mbrojtjes variojnë nga manipulimi në shfaqje të sjelljes së çiltër me qëllime të këqija jashtë kufijve.

Këto taktika janë kaq të zakonshme në mesin e narcistëve dhe shprehjet që përdorin përfshijnë kryesisht fraza të tilla si “nuk më le që ta mbaroja atë që kisha nisur” ose “ thjesht sepse nuk thashë atë që do të pëlqente ty të dëgjoje” edhe “ ti je personi i vetëm me të cilin nuk merrem vesh.”

4-Gënjejnë në mënyrë patologjike

Një narcist ka një tendencë që të mbulojë identitetin e brishtë që ka brenda dhe në këtë mënyrë krijon dhe vepron sipas një skenari tjetër të dikujt që ai ose ajo dëshiron të jetë.

5-Të fajësojnë ty për problemet e tyre

Një nga pjesët më të çmendura dhe shkatërruese të abuzimit narcisit është taktika e projeksioneve që ata përdorin. Narcistët, thjesht, ju akuzojnë për të gjitha gjërat që bëjnë vetë.

Asgjë nga ato që ju bëni nuk do ju hyjë në sy. Sa i përket atyre, veprimet tuaja do të përfaqësojnë shumë shpesh një fyerje personale apo edhe një sulm të drejtpërdrejtë, që synon t’i dëmtojë dhe ata pohojnë se kjo është arsyeja pse marrëdhëniet tuaja po hasin në probleme.

SHKARKO APP