5 shenjat që tregojnë se trupi juaj nuk po merr dietën e duhur
Për të arritur peshën optimale shumë prej nesh, kanë provuar të mbajnë dieta të ndryshme por që përveç rezultatit, kanë parë edhe ndryshime për keq në shëndetin e tyre. Nëse jeni përballur me ndonjë nga problemet e mëposhtme iu sugjerojmë zgjidhjen e duhur për të balancuar dietën.
- 1. Rrallimi i flokëve
Në rrallimin e flokëve dhe rënien e tyre, bëhet me “faj” faktori hekur. Ai luan një rol të rëndësishëm në trup pasi prodhon qelizat e kuqe të gjakut, të cilat më pas sjellin oksigjenin. Shtimi i perimeve të gjelbra ndoshta mund t’ju ndihmojë të heqni qafe këtë problem.
- 2. Era e keqe e gojës
Kur trupi ynë nuk ka glukozë të mjaftueshme për energji, djeg yndyrna të ruajtura në ndërtimin e acideve të njohura si ketone. Njerëzit që konsumojnë një dietë me pak karbohidrate kanë më shumë tendencë për t’iu ardhur erë goja.
- 3. Kapsllëku
Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të çojë në kapsllëk. Prandaj, gjithmonë është e këshillueshme të shtoni në dietë arra dhe ushqime të pasura me fibra.
- 4. Ekzemat në buzë
Ekzemat që ndodhin në zonën e buzëve janë për shkak të mungesës së hekurit. Për ta kuruar këshillohet përdorimi i Vaselinës.
- 5. Lëkurë e acaruar
Një lëkurë e mbushur me akne është shkak i mungesës së kalciumit në trup.