5 shkaqet që lënë njolla në dhëmbë
Ngjyra e verdhë në dhëmbë është pothuajse e zakonshme, ndërkohë që njollat e dhëmbëve mund të jenë ngjyrë kafe, jeshile, gri dhe madje edhe të bardha në dhëmbë. Ngjyra e njollave të krijuara në dhëmbë varet nga shkaqet e njollave. Ja disa nga shkaqet kryesore të formimit të tyre:
Ushqimet dhe pije
Shkaku më i zakonshëm i zbehjes së dhëmbëve janë disa ushqime të caktuara. Bëhet fjalë për disa produkte me ngjyrë të errët si kafja, çaji, verëra, kola, salcat me ngjyrë dhe frutat me ngjyrë.
Duhani
Duhani shkakton njolla nikotine në dhëmbë duke qenë se nikotina bëhet e verdhë pasi kombinohet me gazin e oksigjenit, duke shkaktuar njolla të verdha të dhëmbëve.
Gabimet e kujdesit oral
Kur dhëmbët nuk pastrohen rregullisht mund të rezultojnë në akumulimin e pllakave të dhëmbëve, në të cilat bakteret dhe kërpudhat shumohen dhe prodhojnë ngjyra që formojnë njollat jeshile dhe portokalli.
Disa ilaçe
Disa ilaçe mund të çojnë në njolla të dhëmbëve si një efekt anësor. Të tilla janë barnat për tension të artë të gjakut dhe medikamentet antipsikotike.
Prishja e dhëmbëve
Prishja e dhëmbëve mund të rezultojë në njolla të bardha, të verdha, kafe ose të zeza në dhëmbë.