5 ushqime që i kemi larë gjithë jetën gabim

Njerëzit që kujdesen për shëndetin e tyre e dinë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të lahen produktet ushqimore. Procesi duket shumë i thjeshtë, lëre ujn të rrjedhë dhe ja. Në fakt jo!

Më poshtë keni disa këshilla se si duhet të veproni:

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse mendoni se e keni larë mollën me pak ujë dhe është gati për ta ngrënë, e keni gabim! Zhyteni në një enë me ujë e sodë buke, mbajeni për 12 minuta dhe ja ku keni larguar shumicën e kimikateve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak rëndësi ka lloji i lakrës, me të gjitha duhet të veproni njësoj. Mbushni një enë me ujë, shtoni pak uthull dhe zhyteni lakrën për disa minuta. Në këtë mënyrë sapo keni hequr qafe të gjitha bakteret e mundshme.

Nuk keni përse ta lani peshkun, të paktën jo për aq kohë sa nuk do ta hani thuajse të gjallë. Temperaturat e larta vrasin çdo bakter të mundshëm, ndaj nëse përpiqeni ta lani s’bëni gjë tjetër veçse rrezikoni përhapjen e baktereve në të gjithë kuzhinën tuaj.

Rekomandohet të lani paketimin e qumështit, kosit dhe të gjitha produkteve të lëngshme përpara se t’i hapni. Pa mendojeni pak sa pafund duar i prekin, sa baktere hyjnë lehtësisht brenda.

Çdo lloj orizi ka nevojë të shpëlahet 3- 4 herë para gatimit. Rreziku kryesor nuk është pluhuri, por niseshteje që shërben për ta mbajtur orizin të grumbulluar.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?