5 zakone të këqija që po shkatërrojnë lëkurën tonë

Me siguri e dini që armiqtë kryesorë të lëkurës, jemi vetë ne. Zakonet tona të përditshme, pa kuptuar po e dëmtojnë atë, por nëse përpiqeni pak mund të hiqni dorë! Si fillim, mësoni çfarë po ju bën keq!

1.Puçrrat janë të sikletshme dhe e dimë që shumica nga ne nuk rri dot pa i ngacmuar paksa. Shtrydhja e tyre s’bën gjë tjetër veçse t’i përkeqësojë. Lini ciklin natyral të bëjë punën e tij. Ashtu siç u shfaq edhe do të zhduket.

2. Sa herë në ditë e lani fytyrën?! Mos besoni çdo gjë që thuhet. Fytyra juaj mund të ketë nevojë të lahet vetëm një herë në ditë, kështu që fillimisht njihuni mirë me të.

3. Qëndrimi për shumë gjatë në dush e dëmton fytyrën. Avulli i nxehtë dhe uji që vepron për një kohë të gjatë vepron mbi lëkurë dhe largon shtresën e sipërme të saj (epiderma). Fytyra do të duket e ashpër dhe e thatë.

4. Nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm, mos pretendoni një lëkurë bebeje. Një gjumë i mirë sjell një fytyrë të shlodhur dhe të re.

5.Kujdes me këllëfin e jastikut. Aty mbeten gjithë papastërtitë e make up-it të pahequr mirë dhe baktere të ndryshme. Për të mos e acaruar, ndërrojeni më shpesh!

SHKARKO APP