6 këshilla për parandalimin e gripit
Stina e dimrit po afron dhe bashkë me të edhe virozat. Prandaj duhet të tregoni kujdes për gripin dhe të përpiqeni ta parandaloni atë. Parandalimi më i mirë është higjiena e përsosur, bëjeni praktikë të shpeshtë larjen e duarve, jo vetëm para vakteve të ngrënies.
Disa këshilla kryesore për parandalimin e gripit:
1-Shmangni kontaktin e afërt me njerëz që janë të sëmurë. Dhe kur të jeni ju sëmurë, ruani distancën nga të tjerët për t’i mbrojtur nga virusi gjithashtu.
2-Nëse është e mundur, qëndroni në shtëpi dhe jo në punë apo në shkollë kur të jeni sëmurë. Kështu ju do të ndihmoni në parandalimin e përhapjes së gripit tek të tjerët.
3-Kollituni apo teshtini me një shami përpara, më pas hidheni atë. Mbani dorën përpara kur kolliteni apo teshtini, nëse nuk keni një shami. Pastaj lani duart dhe bëni të njëjtën gjë sa herë teshtini apo kolliteni.
4-Lani duart. Larja e shpeshtë e duarve do t’ju ndihmojë te mbroheni nga mikrobet. Kur ta keni të mundur, lajini duart me sapun dhe ujë të ngrohtë fërkojini fort të dyja dhe gjithë sipërfaqen e tyre. Lajini për 15-20 sekonda. Veprimi i sapunit i kombinuar me fërkimin e fortë ndihmon në largimin e baktereve.
5-Kur e keni të pamundur sapunin dhe ujin e ngrohtë, përdorni letra të lagura me bazë alkooli ose xhel të sanitarizuar për duart. Nëse përdorni xhel, fërkojeni atë në duart tuaja, derisa ato të jenë të thata. Xheli nuk ka nevojë për ujë. Alkooli në xhel i vret viruset që shkaktojnë gripin dhe rrufën.
6-Shmangni prekjen e syve, hundës apo gojës. Viruset shpesh shpërndahen kur një person prek diçka që është e infektuar dhe pastaj prek sytë, hundën apo gojën.