6 kuriozitete rreth trurit të njeriut që do t’ju lënë me gojë hapur
Mendja e njeriut është gjithë surpriza dhe shkencëtarët janë gjithmonë në kërkim të gjërave të reja. Përshembull, a e dinit ju se sa më shumë i zgjuar të jetë një njeri aq më pak shokë ka? Edhe nuk e dinit! Të tjera kuriozitete rreth psiqikës sonë i keni më poshtë!
Ata që vujanë nga depresioni thonë shpesh se “jeta i ka humbur ngjyrat e saj”. Kjo nuk është thjeshtë në mënyrë metaforike, por është fakt. Gjatë periudhës depresive retina bëhet më pak e ndjeshme ndaj ngjyrave. Nëse e gjeni veten të rrethuar nga grija dhe ngjyrat e zbehta, keni rënë pre e melankolisë.
2. Mos i tregoni planet tuaja, ndryshe nuk plotësohen.
Kur flisni rreth planeve tuaja, truri e percepton si diçka të bërë dhe është shumë e vështirë ta bindni për të kundërtën.
3. Të rinjtë vuajnë më shpesh nga depresioni.
Më të palumturit janë njerëzit poshtë të 30-ve. Burrat dhe gratë nga 18-30 janë më të prirur ndaj ankthit dhe stresit.
4. Lodhja mund t’ju rrisë kreativitetin
Nëse keni nevojë për një ide krijuese, bëni mirë të lodheni. Një ide e çmendur mund të jetë fillimi i një projekti gjigand.
5. 80% e çdo bisede është thashethem!
Pavarësisht gjinisë apo temës kryesore, pjesa më e madhe e bisedave është thashethem. Ose ndryshe , shkëmbim informacionesh rreth kolegëve apo miqve tanë.
6. 80% e mendimeve tuaja janë negative
Çdo ditë, ne na vijnë mesatarisht 12.000 deri në 60.000 mendime. Truri ynë është shumë më i fuqishëm se çdo kompjuter. Interesant është fakti që 80%e tyre është mendim i keq! Ngushëllohuni me faktin që na ndodh të gjithëve.