6 mënyra si të përdorësh një bustinë çaji

Pasi të keni bërë çajin tuaj të preferuar, bustinën mos e hidhni. Ju mbase nuk e keni ditur deri më sot, por bustinën e konsumuar mund ta përdorni për shumë funksione të ndryshme.

1. Përse të blini scrub kur fare lehtë mund ta realizoni vetë në shtëpitë tuaja. Me pak vaj ulliri, limon, sheqer kaf dhe përmbajtjen e bustinës do të mund të largoni qelizat e vdekura dhe t’i jepni fytyrës suaj një pamje të freskët.

2. Nëse pas depilimit lëkura juaj është irrituar apo ju ka ndodhur të priteni në disa vende, bustina do t’ju ndalojë hemorragjinë falë vetive antiflamatore.

3. Po kështu për të larguar rrathët e zinj ju duhet veçse një bustinë. Lëreni në frigorifer për 20 minuta dhe më pas vendoseni mbi sy.

4. Pasi keni gatuar dhe ju është dashur të prisni qepë apo hurdhra fërkojini duart me një bustinë çaji për të larguar erën e padëshiruar.

5. Në rast se lëkurën e keni të acaruar apo ka prirje për të patur akne trajtojeni vazhdimisht me bustina. Çdo mbrëmje pastrojeni fytyrën me një bustinë çaji ; preferohet çaj jeshil.

6. Për ta hidratuar sa më mirë lëkurën merrni një bustinë çaji, njomeni me qumësht dhe masazhoni për disa minuta fytyrën.

SHKARKO APP