6 ushqime ”të këqija” që dietologët thonë se mund t’i hani
Kur duam të përgatitemi dëshpërimisht për të patur një trup të denjë për të dalë në plazh, detyrohemi të largojmë nga dieta disa nga gjërat që na shijojnë më shumë, qoftë alkool, mish apo ëmbëlsira. Aspak për t’u habitur sipas nutricistëve, që besojnë se duke e privuar veten nga gjërat që ju dhurojnë kënaqësi, nuk do të jeni asnjëherë në shëndetin tuaj optimal fizik dhe mendor. Mbase duhet t mendoni mirë rikthimin tek këto ”zakone të këqija”.
1. Pirja e whiskey-t mund të luftojë kancerin
Nëse konsumohet me masë, pija alkoolike mund të ketë shumë përfitime në shëndetin tuaj. mund të luftojë kancerin, të rrisë nivelin e kolesterolit të mirë dhe minimizon shancet për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Një gotë në ditë për gratë dhe disa gota në ditë për burrat!
2. Hani çokollatë të zezë një herë në ditë
Një katror çokollate çdo ditë ju mbron nga sëmundjet e zemrës dhe ul me 23% rrezikun e prekjes nga trompoza. Çokollata përmabn magnez, që ju jep energji dhe parandalon migrenën.
3. Petullat ju ndalojnë të hani kot gjatë ditës
Nuk është fundi i botës nëse hani një petull një herë në ca kohë. Njerëzit që e ndalojnë veten të hane ushqimet që i duan, ka më pak gjasa të ndjekin me përpikmëri dietën e tyre ushqimore. Kjo sepse duke ndaluar veten të hani një kategori të caktuar ushqimesh, do filloni të hani gjëra që s’ju kishte shkuar mendja, duke sabotuar çdo përpjekje për të përmirësuar dietën tuaj.
4. Birra ju mbron nga diabeti
Birrën e shmangin të gjithë nëse duan të bien në peshë, sepse të jep bark, por nëse pihet me masë mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj. Ul presionin e gjakut, parandalon diabetin dhe ndihmon për rënien në peshë. Është burim i vitaminës B si niacina, riboflavina, vitamina B6 dhe B12 dhe acidi folik që mund të parandalojë defektet në lindje.
5. Patatet e ëmbla janë një burim i mirë fibrash
Patatet e ëmbla janë burim i mirë potasiumi dhe fibrash, por më e mira është t’i hani të pjekura. Hajini me lëkurë, antioksidantët në lëkurën e patateve reduktojnë rrezikun e prekjes nga lloje të ndryshme kanceri, përfshirë të gjoksit, zorrës së trashë dhe kancerin në vezore.
6. Mishi i kuq përmban shumë lëndë ushqyese
Hani mish të kuq të kafshëve që ushqehen me bar një ose dy herë në muaj. Mishi i kuq është lidhur gjithnjë me shtimin në peshë, rrezikun e kancerit të zorrës, sëmundjen e Alzhaimer-it dhe sëmundjet kardiovaskulare, por ka disa vlera ushqyese. Ka hekur, zink, proteina dhe vitaminë B12, që ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Gjithçka ka të bëjë me balancën dhe të mund ta bëni pjesë në një dietë të shëndetshme ushqimore.