60 sekonda për një lëkurë bebeje, teknika që po çmend rrjetin

Duke qenë se shumica prej nesh jetojnë me shpresën se një ditë do të gjendet çelësi i një fytyre prej bebeje, provojmë çdo metodë që thuhet se bën mrekullira. Metoda pas të cilës është fiksuar i gjithë Instagram-i është rregulli ”60 sekondësh’.

Sekreti i këtij rregulli qëndron tek larja e fytyrës. Mesatarisht kur vëmë larësin në fytyrë e mbajmë vetëm 10, 15 sekonda para shplarjes por në fakt duhen plot 60 sekonda. Pasi keni vendosur larësin, duhet ta masazhoni në fytyrë për 1 minutë në mënyrë që ingredientët e tij të penetrojnë në lëkurë.

Kjo teknikë u provua nga Nayamka Roberts-Smith, guruja e bukurisë e cila ua sugjeron këtë mijëra ndjekësve të saj. ”Grimi, papastërtitë dhe vajërat e fytyrës janë shumë të vështira për tu hequr, prandaj duhet që larësi të qëndrojë për 60 sekonda në fytyrën tuaj. Është njësoj e rëndësishme sa është përhapja e tij në vende si poshtë qafës, rreth hundës apo rreth kurorës së ballit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njerëzit që e kanë provuar deri më tani kanë parë rezultate. Shumë prej tyre kanë shpëtuar nga aknet rreth ballit, kanë lëkurë më të butë dhe më shumë shkëlqim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?