7 ditë, 7 gota për të djegur dhjamin e barkut
Nëse qëllimi juaj është të ndiheni mirë me format fizike, përpiquni t’i kushtoni vëmendje asaj që hani, zgjidhni vetëm ushqime të shëndetshme, përdorni më shumë fruta dhe perime dhe përjashtoni plotësisht ëmbëlsirat. Por që të siguroni format fizike të dëshiruara në një kohë relativisht të shkurtër, përveç ushqimit dhe aktivitetit sportiv, ajo që ju duhet është të përfshini në dietën tuaj këtë lëng jeshil për të djegur dhjamin.
Përbërësit:
1 kastravec,
3 copa ananas,
një degë selino,
një tufë majdanoz
Përgatitja:
Gjëja e parë që duhet të bëni është të lani përbërësit me ujë të ftohtë.
Prisni kastravecin në copa të vogla, gjithashtu selinonë dhe majdanozin. Së fundi, shtoni të gjithë përbërësit në blender!
Përdorimi:
Konsumojeni këtë lëng në mëngjes me stomakun bosh. Mos shtoni sheqer ose ëmbëlsues artificial. Pija duhet konsumuar jo më vonë se 15 minuta pas përgatitjes së saj, në mënyrë që të mos humbasë vetitë. Ky lëng i mahnitshëm është një burim i pasur me vitamina. E pini atë për shtatë ditë rresht dhe do të vini re rezultate sidomos në zonën e barkut.