7 gjërat paslindjes që nuk ua thonë
Të sjellësh në jetë një foshnje është një mrekulli, dhe ne shqiptarët kemi një shprehje për të treguar lidhjen e ngushtë të nënës me fëmijën, “xhan prej xhani”. Por shumë pak dimë se çfarë ndodh me trupin e femrës fill pas lindjes, pasi jemi fokusuar tek shtatzania dhe çfarë duhet për të patur një bebush të shëndetshëm.
Ethet
Duke patur parsysh që gjatë shtatzënisë ka dhe luhatje hormonesh, kjo vazhdon dhe pak pas lindjes. Djersitje, ethe afatshkurtra barkut.
Brezi i barkut
Ditët e para do tu duhet të ecni nëpër shtëpi me këtë brez, pasi ju ndihmon të kaloni ënjtjen e barkut, dhe pse jo të bini në peshë.
Seksi pas lindjes
Ju pëlqen apo jo, seksi pas lindjes ju lëndon dhe kjo për faktin se indet nuk janë shëruar tërësisht pas lindjes.
Urinim i dhimbshëm
Për shkak se muskujt janë kontraktuar shumë, por kjo ndodh të femrat që kanë bërë një lindje natyrale dhe jo cezariane.
Hemorroide
Po ta shpif, por ja që pas lindjes së fëmijës në mënyrë natyrale tek femrat zhvillohen hemorroidet.
Fryrja e gjokseve
Vetëm 2-5 ditë pas lindjes, derisa qumështi i gjirit të vijë siç duhet vuani nga dhimbje të tmerrshme pasi keni më shumë qumësht se sa thith fëmija.
Menstruacionet e dhimbshme
Menstruacionet e para pas lindjes vijnë pas javës së 10-të apo 20-të, në varësi të ushqyerjes me gji. Por janë më të dhimbshmet në jetë.