7 produktet që reduktojnë djersitjen në trupin tuaj

Hiperhidratimi apo djersitja e tepërt na bëjnë të ndihemi të turpëruar. Domatet, lakra apo kafja e shtojnë djersitjen. Megjithatë ka dhe produkte të tjera të cilat e minimizojnë këtë gjë. Ne i sjellim ato më poshtë sipas ‘Bright Side’:

1-Vaji i arrës së kokosit-I jep trupit një aromë të mirë si dhe është antibakterial. Rekomandohet të përdoret deri në dy herë në ditë pas dushit në pjesën e sqetullave.

2-Limoni-Limoni eliminon bakteriet që shkaktojnë erën e keqe të gojës. Pini një gotë me ujë dhe limon çdo mëngjes për ta minimizuar erën e keqe. Gjithashtu mund ta përdorni dhe në sqetulla. Lëreni të thahet dhe më pas bëni dush.

3-Farat fenugrek-Këto fara veprojnë si antioksidantë dhe eliminojnë toksinat nga trupi. Gjithashtu e mbrojnë atë nga infeksionet.

4-Nenexhik-Ky produkt i çon sinjale gjëndrave të djersës duke i bërë të prodhojnë më pak djers. Mund të përdoret si gjethe e thatë ose në formën e vajit.

5-Kanellë-Kanella eliminon erën e keqe të gojës por jo vetëm. Përdorimi i rregullt i saj ndikon në erën e trupit dhe ul djersitjen.

6-Çaji jeshil-Ky çaj përmban acide organike. Parandalon bakteriet dhe lufton djersitjen e tepërt. Konsumimi i saj i rregullt jep rezultate të kënaqshme.

7-Rozmarina-Bllokon zhvillimin e bakterieve qe shkaktojnë erën e keqe. Ju mund të bëni banjë duke hedhur pak vaj esencial rozmarine ose ta përdorni atë direkt në trup. Mungesa e zinkut ne trup sjell djersitjen dhe rozmarina përmban në sasi të mëdha zink.

SHKARKO APP