8 përdorime të zgjuara & disa jo të zgjuara të uthullës së mollës

Uthulla e mollës bën mrekulli që nga zbutja e lëkurës, pastrimi i poreve, shkëlqimi i flokëve e deri tek eleminimi i erës së keqe të këmbëve. Ja disa raste kur ju vjen në ndihmë:

1. E bën lëkurën më të butë; mjafton të hidhni një gotë me uthull molle në vaskë dhe të qëndroni për pak çaste. Lëkura do të jetë më e pastër, do të largohen qelizat e vdekura dhe do të vini re se trupi do të jetë më i butë.

2. Pastron pikat e zeza; duke balancuar pH e lëkurës, uthulla largon papastërtitë e krijuara nga yndyra e tepër në lëkurë. Përzieni 1 lugë krem hidratues dhe 1 lugë çaji me uthull molle dhe lëreni të veprojë në zonat problematike për disa minuta. Më pas pastrojeni me ujë të bollshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Shërben si dezinfektues pas depilimit; me një pambuk të pastër lyeni zonat e depiluara dhe do të vini re që s’do të keni skuqje dhe do të shmangni daljen e qimeve nën lëkurë.

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Ndihmon në eleminimin e zbokthit; hidhni 1-2 filxhanë me uthull molle në një shishe me 1 litër ujë dhe lyeni flokët. Më pas thajini flokët. Mos kini merak për pjesën e erës, pasi nuk do të ndihet aspak. Flokët do të jenë gjithë shkëlqim gjithashtu.

5. Pastron furçat e makeup-it; shumë njerëz përdorin ujë e sapun për pastrimin e furçave të makeup-it, por përdorimi i uthullës do t’i pastrojë duke zhdukur gjithë papastërtitë dhe bakteret.

6. Maksë rigjeneruese për lëkurën; bëni bashkë 2 lugë me uthull, ujë dhe vaj ulliri dhe me anë të një pambuku të pastër, vendoseni në lëkurë. Pas 15-20 minutash, pastrojeni me ujë të bollshëm.

7. Largon erën e keqe të këmbëve; 1 filxhan me uthull molle dhe 3 gota ujë bëjnë mrekulli për të larguar aromat e pakëndshme. Mjafton që t’i lyeni këmbët dhe t’i lani pas 20-30 minutash.

8. Mund të lehtësojë pickimet e insekteve; bëni një banjë dhe hidhni 2 filxhanë uthull molle. Pickimet do të lehtësohen ndjeshëm.

MOS e përdorni për:

– Për të zbardhur dhëmbët apo për të pastruar furçën
– Për të qetësuar fytin e acaruar
– Për të rregulluar problemet në tretjen
– Për të pastruar plagët

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?