8 ushqime të zakonshme të cilat nuk duhet t’i ringrohni
Ringrohja e ushqimeve të lëna nga dreka për t’i konsumuar në darkë apo anasjelltas është një mënyrë jetese. Por studimet tregojnë se ringrohja e disa ushqimeve mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, veçanërisht nëse janë ruajtur në kushte të papërshtatshme. Ushqimet e mëposhtme mund të shkaktojnë helmim nëse ringrohen ose shpesh pasojat mund të jenë edhe më të rënda:
Selino, spinaq dhe panxhar
Ringrohja bën që nitratet e këtyre ushqimeve të kthehen në toksike duke u dhënë atyre veti kancerogjene.
Kërpudhat
Kërpudhat janë ndër ushqimet që duhen konsumuar menjëherë sapo përgatiten.
Vezët
Ringrohja e këtyre ushqimeve super të pasura me proteina, qofshin të skuqura apo të ziera mund të jetë toksike duke dëmtuar rëndë sistemin tuaj të tretjes.
Patatet
Patatet janë ushqime të ndërlikuara. Nëse ato lihen në ambient të hapur pa u futur menjëherë në frigorifer, temperaturat e larta nxisin rritjen e botulizmit, një bakter i rrallë. Kështu që ato duhen ruajtur menjëherë në kushte frigoriferike që të mos shkaktojnë probleme me ringrohejn.
Orizi
Orizi i pagatuar përmban disa baktere që shkaktojnë helmimin e ushqimit. Kur orizi gatuhet, këto baktere mund të mbijetojnë. Nëse orizi lihet në një ambient me temperaturë të lartë këto baktere shumëfishohen, dhe mund të shkaktojnë simptoma të tilla si diarre apo të vjella. Ringrohja e këtij ushqimi i riaktivizon këto baktere.
Pula
Përbërja proteinike e këtij ushqimi ndryshon kur ringrohet, duke shkaktuar probleme me tretjen. Kështu që në qoftë se ju preferoni të ringrohni mishin tuaj, sigurohuni që ai të jetë gatuar plotësisht.