A duhet të pimë ujë kur hamë?

Në emisionet televizive lidhur me produktet ushqimore, shpesh thonë se është e ndaluar të hash dhe pish në të njëjtën kohë. Disa ekspertë thonë se uji redukton acidin në stomak dhe të tjerë thonë se shëndoshemi, madje të tjerë akoma shtojnë se uji vështirëson tretjen.

Por a është i dëmshëm uji për ne, nëse e pimë teksa jemi duke ngrënë?

Procesi i tretjes nis saktësisht, kur ne nisim të mendojmë për vaktin tjetër. Kur përtypim ushqimin, e përziejmë me pështymën, e cila përmban enzimat e nevojshme për tretjen.

Kështu, ushqimi i zbutur, hyn në stomak, ku përzihet me acidin e stomakut. Mesatarisht, stomaku ka nevojë për katër orë për ta përpunuar ushqimin, para se ta kthejë në masë të lëngshme. Ndërkohë uji, nuk qëndron në stomak për shumë kohë.

Duhen rreth 10 minuta, që stomaku ta lëviz ujin. Kështu që nëse pini teksa jeni duke ngrënë, uji nuk formon “liqene” në stomak. Kalon shumë shpejt nëpërmjet ushqimit të përtypur, e hidraton dhe largohet, shkruan noa.al.

Trupi ynë është një sistem i komplikuar por shumë mirë i sintonizuar. Nëse stomakun ndjen se nuk mund të tresë diçka, prodhon më shumë enzima dhe shton aciditetin e lëngut të brendshëm. Kështu që edhe nëse pini gjysmë litri ujë, nuk ndikon në nivelin e aciditetit.

SHKARKO APP