A duhet të shqetësohesh për flokët që të bien në dush?

Ne ndoshta e marrim me shaka atë lëmshin me flokë që na bie në dush. Flokët bien dhe këtu nuk ka asgjë jo normale. Por a duhet të shqetësohemi për flokët që na bien në dush?

Ekspertët tregojnë se në varësi të përiudhës është normale që gjatë një larje të bien nga 50 deri në 100 fije flokë.

Nëse rënia e flokëve bëhet më e shpeshtë atëherë ju mund të jeni duke vuajtur një ndër problemet e mëposhtme:

Anemi

Flokët mund të bien si pasojë e anemisë. Ndër problemet e tjera që shkakton kjo e fundit janë thonjtë lehtësisht të thyeshëm dhe lodhja e vazhdueshme fizike.

Kequshqyerje

Pasojat e kequshqyerjes vihen re në anekset e lëkurës. Nëse po ju bien më shumë flokë se zakonisht, bëni kujdes pasi mund të jeni duke vuajtur nga kequshqyerja.

Stilim i shpeshtë

Një ndër shkaqet e tjera që shkakton rënien e flokëve është edhe stilimi. Tërheqja që pësojnë fijet e flokëve gjatë krehjes me tharëse shpie në dobësimin dhe më pas rënien e tyre.

SHKARKO APP