A duhet t’i tregoni partnerit tuaj nëse e keni tradhtuar? Flasin ekspertët
Ndjenja e fajit pasi ta keni tradhtuar të dashurën apo të dashurin tuaj mund të jetë shumë e rëndë.
Por, a duhet t’i tregoni partnerit tuaj që e keni tradhëtuar?
Ekspertët e lidhjeve të dashurisë thonë se një gjë e tillë thyen zemrën e palës tjetër dhe mund të vijë edhe deri tek shkatërrimi i marrëdhënies.
Por, gjithsesi ekspertët këshillojnë që ta hiqni këtë barrë nga vetja, shkruan The Sun.
Sipas tyre, është e rëndësishme të flisni me dikë, edhe nëse keni vendosur të mos ia thoni partnerit tuaj.
Kjo sipas ekspertëve duhet bërë me njerëz të besueshëm, ose edhe me ndonjë këshilltar, por që biseda të jetë në mënyrë konfidenciale.