A mos vallë e kemi pirë gabim verën e kuqe?!
82% e njerëzve e konsumojnë verën në temperaturën e dhomës tregojnë studimet e fundit, por për ta shijuar atë maksimalisht, duhet të përpiqemi ta shërbejmë nga 12 deri në 18 gradë celsius, në varësi të llojit.
Duke e përshkruar si mit idenë që vera duhet të jetë në temperaturën e ambientit, Taylors Ëines, kantina e famshme familjare australiane, shkruan në raport se “au chambre”, siç njihet ndryshe, është një trashëgimi e hershme që lidhet me dhomat e ftohta të kështjellave mesjetare franceze.
Klima australiane nga ana tjetër, fantastike për prodhimin e verës, nuk është dhe aq ideale për pirjen e saj sepse temperatura e dhomës në këtë vend mbërrin tek 23 gradët celsius. Por si duhet vepruar atëherë?
Taylors Wines këshillon që shishja e verës të lihet 30 minuta në frigorifer përpara se të konsumohet. Nëse do ta provonin shijen e verës para dhe pas ftohjes, do ta dalloni menjëherë diferencën këmbengul ajo.
Këtë vit sakaq çmimi i verës mund të pësojë rritje për shkak se kushtet ekstreme të motit kanë dëmtuar vreshtat anembanë globit.
Organizata ndërkombëtare e verës njoftoi se në 2017-n prodhimi i saj ka rënë me 8,2 % me problemet e mëdha të vjeljes që u regjistruan në Francë, Itali e Spanjë. Këto tre vende së bashku prodhojnë çdo vit më shumë se gjysmën e verës në mbarë botën.