A ndihmon kafeja në humbjen e peshës? Ja çfarë thotë studimi më i ri
Kafeja është shumë e rëndësishme për organizmin tonë dhe ka shumë benefite për trupin deri në një masë të caktuar. Por sipas një studimi të publikuar të hënën, kërkuesit e universitetit të Notingamit kane treguar se pirja e kafesë mund të luftoje obezitetin dhe diabetin.
Shkencëtarët nisën të testonin kafenë për të parë nëse ajo mund të stimulonte yndyrnat kafe. Pasi gjetën dozën e saktë, ata panë rezultatet tek njerëzit. Studimi është ende të fazat e hershme të tij, sidoqoftë, është në rrugë të mbarë. Pirja e një filxhani kafeje ndihmon në në humbjen e peshës.
Ka dy forma të qelizave yndyrore, ato kafe dhe të bardha, dhe secila luan një rol të ndryshëm në metabolizmin tonë. Ndërsa qelizat kafe ndihmojnë në gjenerimin e nxehtësisë, ato të bardha janë përgjegjëse për depozitimin e yndyrnave.