Acidi ialuronik, ”magjik” për rinimin e lëkurës
Acidi ialuronik është përbërësi kryesor i produkteve për rinimin e lëkurës. Mbush rrudhat, ngre lëkurën që nis të humbasë elasticitetin, është i vlefshëm kundër dhimbjeve të kyçeve dhe në ruajtjen e kërceve.
Gjithnjë e më shumë po gjen përdorim, jo vetëm në kremrat e ndryshme, por edhe si shtesë ushqimore, në formën e pikave apo kapsulave për të fuqizuar edhe më efektin. Sekretet e acidit ialuronik janë publikuar edhe në revistën ”AntiAge-Arti i të qëndruarit i ri”. Revista, dedikuar artit të të mbajturit sa më mirë të vetes, synon të identifikoj sa më mirë, aftësitë fizike dhe mendore të cilat manifestohen pas një farë moshe.
Vetëm në pjekuri mund të dimë për gjërat që rinia injoron. Mes aleatëve për një pamje sa më të mirë, acidi ialuronik luan pa dyshim një rol të rëndësishëm. Është një molekulë e ndërtuar nga dy sheqerna dhe përfaqëson një nga përbërësit kryesorë të indit lidhor dhe të materies ekstraqelizore në të cilën janë të vendosura qelizat e organizmit tonë.
Ky aleat i çmuar i rinisë nis të pakësohet pas të 30-ave, por humbja e tij bëhet domethënëse pas të 50-ave, kur përgjysmohet. Pas moshës 60-vjeçare, acidi ialuronik reduktohet deri në çerek të tij. Shtesa në trup nga jashtë është një mënyrë e mirë për të luftuar shenjat e kohes dhe jo vetëm nga ana estetike.