Adoleshentja largohet në këmbë nga spitali me aparaturën që e mban në jetë

Gjatë 467 ditëve të fundit, Zei Uwadia qëndroi e shtruar në spital dhe mbahej në jetë nëpërmjet aparaturave.

Por kjo nuk e ka ndaluar adoleshenten të ecë, të hajë ushqimet e preferuara apo të bëjë ushtrime, raporton CNN.

Tani, me vendosmëri dhe qëndrim të fortë, nxënësja e shkollës së mesme nga Wichita, Kansas, është e lumtur që më në fund do jetë në shtëpi.

“Të ndihmon shumë kur ke një qëllim në mendjen tënde dhe ta përdorësh për të qenë e motivuar, mos harroni se do bëheni më mirë. Asgjë nuk është e përhershme,”-tha Zei.

Vajza mbërriti në shtëpi të enjten, një ditë para ditëlindjes së saj të 17-të.

Gjithçka nisi në fillim të tetorit të vitit 2017,  pasi Zei kishte vështirësi në frymëmarrje dhe nuk mund të merrte frymë.

Mushkëritë e saj po pushonin së funksionuari por askush nuk e dinte pse.

Kur simptomat e adoleshentes u bënë më alarmante, nëna e saj, Brie Kerschen, e dërgoi me urgjencë në spital.

Zei u shtrua në një spital në Wichita. Mjekët kryen disa teste për të përcaktuar se çfarë mund t’i shkaktonte Zei vështirësinë në frymëmarrje dhe u gjetën gjurmë se simptomat e saj mund të vinin si rezultat i një reaksioni të rëndë alergjik ndaj antibiotikut Bactrim.

Para se të shtrohej në spital, ajo e kishte përdorur ilaçin për një infeksion në veshka.

Largimi nga spitali

Në spitalin Children’s Mercy, Zei kaloi nëpër korridor me një aparaturë oksigjeni ose ECMO, makineri që e ndihmon të marrë frymë dhe e mbajti të gjallë.

Aparatura, e konsideruar si “forma më e lartë e mbajtjes në jetë”, përdor një pompë për të qarkulluar gjakun e pacientit përmes një mushkëri artificiale. Mushkëritë artificiale shtojnë oksigjenin dhe largojnë dioksidin e karbonit përpara se gjaku t’i kthehet pacientit.

Me fjalë të tjera, ECMO ndihmon në dhënien e oksigjenit tek një pacient, duke i dhënë kohë mushkërive ose zemrës të pushojnë dhe të shërohen.

Rasti i Zei mbetet i pazakontë dhe jo të gjithë pacientët e ECMO mund të presin një prognozë të ngjashme, por historia e saj ka frymëzuar pacientët dhe mjekët në mbarë botën.

Ajo u mbajt në jetë nga CMO për 189 ditë, por aparatura është pajisje që përdoret më pak se 100 ditë.

SHKARKO APP