Agjencitë e shëndetit: Duhanpirja pa djegie, shumë më pak e dëmshme

Ndërsa duhanpirja tradicionale përmes djegies së produktit, ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për institucionet shëndetësore në botë, si dhe objekt i një sërë fushatash, novacionet e reja teknologjike kanë shënuar një pikë kthese.

Përveç studimeve të realizuara nga vetë kompanitë si dhe nga shkencëtarë të pavarur, tashmë edhe disa institucione shëndetësore në perëndim po pranojnë format alternative të konsumit të duhanit si më pak të dëmshme se cigaret tradicionale.

Reduktimi i dëmit të produkteve të duhanit është një qasje pragmatike për të ulur rrezikun nga sëmundjet që lidhen me duhanpirjen. Ky koncept daton që nga viti 1976, kur Profesor Michael Russell shkroi: “Njerëzit pinë duhan për nikotinën, por është katrani që i sëmur”. Ai sugjeroi që kufizimi i katranit ulte rrezikun dhe se bazuar mbi studime shkencore, toksinat që çlirohen nga procesi i djegies së duhanit, shkaktonin shumicën e dëmit.

Në ditët tona, Shëndeti Publik i Anglisë, një institucion shtetëror, ka treguar se duhanpirja pa djegie është shumë më pak e dëmshme se cigarja tradicionale.

“Studimet tregojnë se thithja e nikotinës pa djegie është shumë më pak e dëmshme se cigaret tradicionale; dallimi kryesor është te mungesa e katranit”, thanë shkencëtarët e Shëndetit Publik Angli.

Teknologjia qartazi e ka gjetur rrugën e progresit në përfitim të shëndetit publik përmes produkteve më pak të dëmshme, nga cigaret elektronike te produktet e reja të duhanit pa tym.

Zhvillimi kryesor teknologjik ndër format e duhanpirjes pa djegie, është ai me ngrohje. Në këtë mënyrë mundësohet ngrohja e duhanit, e cila nuk prodhon tym por vetëm avull.

Kështu, përdoruesi merr nikotinën dhe njëkohësisht shmang përbërësit kryesorë të dëmshëm, përfshi katranin dhe kimikate të tjera të rrezikshme.

Ndërsa disa kompani të duhanit po eksplorojnë zgjidhje më pak të dëmshme, rekordin në investim e mban kompania Philip Morris, me 6 miliardë dollarë.

Falë këtij investimi, kjo kompani ka zhvilluar IQOS, një pajisje që ngroh por nuk e djeg duhanin, në mënyrë që të shmanget tymi, hiri dhe katrani.

Kjo teknologji mundëson që ngrohja e fijeve të duhanit të mos gjenerojë tym, por avuj të cilët përmbajnë deri 95% më pak përbërës të dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm sesa cigaret.

Në këtë mënyrë, edhe industria e duhanit po lëviz krah për krah industrive të tjera, siç është ajo e automobilëve, të cilat po largohen nga teknologjitë e vjetra me djegie drejt teknologjive të reja, të pastra dhe shumë më pak të dëmshme.

SHKARKO APP