Agjërimi gjatë Ramazanit, ja efektet shëndetësore
Ramazani është muaji i shenjtë në kalendarin islamik. Muaji kur njerëzit e tregojnë përkushtimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit, duke mos ngrënë e as pirë derisa dielli të perëndojë.
Përmirëson trurin
Nëse agjëroni, padyshim që shumë shpejt do t’i vëreni efektet pozitive që agjërimi i ka në mirëqenien mendore dhe fokusin spiritual.
Një studim i kryer nga shkencëtarët e SHBA-ve ka treguar se fokusi mendor i arritur gjatë Ramazanit rrit nivelin e faktorit neurotrofik me prejardhje trunore, i cili e nxit organizmin të prodhojë më shumë qeliza trunore dhe në këtë mënyrë e përmirëson funksionin trunor.
Veç kësaj, gjatë Ramazanit zvogëlohen edhe hormonit kortisol, që prodhohet nga gjendra e veshkave, e që do të thotë se nivelet e stresit zvogëlohen dukshëm gjatë dhe pas Ramazanit.
Hiqni shprehitë e këqija
Për shkak se gjatë tërë ditës do të jeni duke agjëruar, Ramazani është koha e duhur për t’i hequr qafe shprehitë e këqija. Shprehitë si pirja e duhanit dhe ushqimi i keq nuk duhet të përfshihen gjatë këtij muaji dhe pasi gradualisht i hiqni ato qafe, trupi juaj do të mësohet me mungesën e tyre dhe shëndeti do t’ju përmirësohet. Ramazani rekomandohet edhe si si koha e përsosur për ta lënë duhanin.
Ul kolesterolin
Të gjithë e dimë se humbja e peshës është ndër përfitimet më të mira të agjërimit, mirëpo veç kësaj, ka edhe shumë ndryshime të mira shëndetësore që ndodhin pas.
Një ekip i kardiologëve në Emiratet e Bashkuara ka zbuluar se agjërimi e zvogëlon edhe nivelin e kolesterolit në gjak.
Kolesteroli i ulët e përmirëson shëndetin kardiovaskular, duke e zvogëluar dukshëm rrezikun nga sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, si sulmi në zemër.
I heq toksinat nga trupi
Agjërimi është edhe i përsosur për t’i hequr të gjitha toksinat nga trupi dhe për ta pastruar organizmin.
Duke mos ngrënë apo pirë gjatë ditës, trupi i heq toksinat e ndryshme nga sistemi i tretjes.