Ai po të tradhton emocionalisht dhe këto shenja ta vërtetojnë më së miri

Epo ja vlen të themi se me termin tradhti në ҫift nuk nënkuptohet vetëm tradhtia fizike. Ndonjëherë tradhtia emocionale është ajo që të gërryen më shumë se kontakti fizik dhe këtë nuk e luan topi. Sipas një artikulli të Cosmopolitan ekzistojnë 9 shenja që vërtetojnë këtë lloj tradhtie në ҫift. Ndaj ju ftojmë t’i hidhni një sy duke ju uruar të mos keni përjetuar deri më tani asnjërën prej tyre.

Fsheh mesazhet

Në rregull, telefoni është privat dhe bisedat në të duhet të jenë të tilla. Por nëse vini re se partneri/ja largohet me trup nga ju në momentin që është duke parë telefonin mbase ai/ajo po fsheh diҫka.

Kontrollon mesazhet

A e keni kapur ndonjëherë partnerin/en duke parë mesazhet gjatë gjithe kohës, sikur të jetë duke pritur diҫka? Sipas ekspertëve, kjo sjellje dhe sidomos në rastin e mediave sociale vjen si rezultat i frikës se mos në ndonjë moment vjen në telefon ndonjë mesazh “i papërshtatshëm” që në pjesën më të madhe të rasteve fshihet sa hap e mbyll sytë.

Mesazhet gjatë një takimi

Nëse partneri/ ja gjatë një takimi me ju vazhdimisht rri me sy në telefon kjo nuk është shenjë e mirë. Nuk do të thotë se atij/ asaj nuk i lejohet të shohë telefonin gjatë një takimi, por nëse do të kishte ndonjë gje të rëndësishme, me shumë mundësi do t’ju tregonte.

Ndalon postimet

Nëse më përpara ai apo ajo postonte në media sociale gjatë gjithë kohës gjëra me ju dhe tani nuk bën më të njëjtën gjë na vjen keq t’ju themi, por duhet përsëri të shqetësoheni.

Nuk ka interes për intimitet

Gjërat intime janë ato që e bëjnë një ҫift. Nëse papritur partneri/ja juaj ka humbur interesin dhe nuk ju kërkon më të kaloni kohë vetëm atëherë, me shumë mundësi ka diҫka për të cilën ja vlen të ngrini alarmin.

Del gjithë kohës pa ju

Kur ai/ajo fillon të shmangë daljet me ty, atëherë me shumë mundësi kërkon privatësi të plotë. Që e gjen lehtësisht kur del me dikë tjetër, qoftë ai edhe miku/ja e ngushtë.

Bën krahasime

Nëse personin në krah do ta krahasoje me gjithkënd me shumë mundësi do të gjeje dikë më të mirë se ai. Ndaj nëse e shihni se partneri/ja ju krahason me persona të ndryshëm, druhuni se shumë shpejt do të gjejë një tjetër për të cilin do të mendojë se është më i mirë se ju. Ose e ka gjetur!

Shkakton zënka

Në një situatë të tillë vlen të themi se gjërat mes jush janë përkeqësuar. Nëse ai/ajo fillon shpesh zënka dhe të fajson ty për to, me shumë mundësi po kërkon shkak për ndarje.

Është më fleksibël

Por, jo kundrejt jush! Nëse ju i thoni për të dalë ai mund të nxjerrë justifikime, ndërsa për të dalë me dikë tjetër është gjithmonë gati.

SHKARKO APP