FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ajri i ndotur mund të dëmtojë intelektin

Ekspozimi kronik ndaj ajrit të ndotur mund të dëmtojë performancën intelektuale, thuhet në një studim të ri, të publikuar nga Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA.

Hulumtuesit besojnë se ndikimi negativ rritet me moshën dhe prek më së keqi njerëzit me më pak shkollim.

Përgjatë katër vjetëve, hulumtues amerikanë dhe kinezë kanë monitoruar aftësitë verbale dhe në matematikë të rreth 20,000 njerëzve në Kinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata besojnë se rezultatet kanë rëndësi globale, pasi mbi 80% e popullsisë urbane të botës thith ajër të ndotur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas studimit, ajri i ndotur gjithashtu rrit rrezikun e sëmundjeve degjenerative, të tilla si Alzheimer, shkruan REL. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar ajrin e ndotur si vrasës të padukshëm dhe ka vlerësuar se ai shkakton rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në vit në mbarë botën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?