Aktivitetet që do t’ju rregullojnë ditën
Si ndiheni sot? Aktivitetet që vendosni të kryeni janë çelësi i një dite të lumtur ose jo. Për këtë arsye ne kemi vendosur ta nisim mëngjesin e sotëm duke ju sjellë në vëmendje 5 aktivitete të cilat mund të filloni t’i kryeni që sot, pasi do t’ju zbukurojnë ditën.
Meditoni
Niseni ditën me disa momente meditimi. Kështu do të keni mundësi të reflektoni për të mirat që patët nga dita paraardhëse dhe të përcaktoni piketat për ditë e sotme.
Socializohuni
Sot kur të shkoni në punë provoni t’i flisni të gjithëve, të njohur e të panjohur. Një jetë e pasur sociale është çelësi i një jete të qetë mendore.
Zhdukni teknologjinë
Provoni vetëm sot të jetoni pa praninë e teknologjisë dhe me shumë mundësi të njejtën gjë do të flloni të bëni edhe nesër.
Bëni seks
Fillojeni ditën me seks!
Bëni diçka për veten
Nëse sot nuk ju shkohet në punë, atëherë mos ikni. Ama të paktën sigurohuni që këtë ditë do ta shfrytëzoni në dobi të vetes dhe të gjërave që ju bëjnë ju të lumtur.