Aktiviteti fizik ju ndihmon të kaloni më lehtë Covid 19
Kërkimet kanë treguar prej kohësh që të ushtruarit në mënyrë të rregullt ka një sërë përfitimesh shëndetësore, si ndihma për të parandaluar presionin e lartë të gjakut dhe diabetin e tipit 2. Tani, studiuesit janë duke thënë se aktiviteti i rregullt në të vërtetë mund të ndihmojë në mbrojtjen nga shtrimet e rënda në spital kur personat preken nga Covid.
Një studim i ri zbuloi se pacientët Covid që ushtroheshin rregullisht para se të sëmureshin kishin më pak gjasa të shtroheshin në spital, dhe të vdisnin si rezultat i sëmundjes së tyre.
Studimi shqyrtoi të dhënat nga gati 50,000 pacientë në moshë të rritur, në Kaliforni të diagnostikuar me Covid-19 nga janari 2020 deri në fund të tetorit 2020. Pasi analizuan aktivitetin e tyre javor fizik me përgjigjen e tyre Covid-19, studiuesit zbuluan se pacientët që ishin vazhdimisht joaktivë (më pak se 10 minuta në javë) kishtin një rrezik më të madh të shtrimit në spital, hyrjen në terapi intensive dhe vdekje, sesa ata që punuan 150 minuta më shumë në javë.
“Të rriturit duhet të bëjnë të paktën 150 minuta deri në 300 minuta në javë aktivitet fizik me intensitet të moderuar, ose 75 minuta deri në 150 minuta në javë të një aktiviteti fizik aerob me intensitet të fuqishëm”, thonë studiuesit duke shtuar se edhe një nivel themelor i rekomanduar i ushtrimeve, “të tilla si ecja 30 minuta në ditë, pesë ditë në javë është e mjaftueshme për të ndihmuar trupin tuaj për të luftuar një sërë sëmundjesh, përfshirë Covid-19.
Studimi u publikua në British Journal of Sports Medicine.