Alarmi i WWF: Po ushqehemi me plastikë

Rezultati i studimit më të fundit mbi plastikën, i realizuar nga Universiteti i Newcastle me kërkesë të organizatës së njohur mjedisore WWF, është ndoshta një nder më shqetësuesit deri tani: sipas eksperteve, çdo javë ne gëlltisim një sasi plastike që mund të jetë e barazvlefshme me një kartë krediti. Janë pesë gramë plastike që merren përmes ujit sidomos atij në shishe, birrës, frutave të detit, peshkut e deri edhe kripës. Studimi gërsheton të dhënat e 50 kërkimeve të mëparshme, të cilat po e tërheqin gjithmonë e më shumë vëmendjen tek pushtimi i natyrës nga grimcat plastike, të gjendura sot në tokë, ujë dhe ajër.

Studiuesit kanë nisur me kohe t’i bien kambanave të alarmit mbi atë çfarë po përfundon në pjatat tona, ndërsa janë duke u verifikuar pasojat negative të këtij fenomeni mbi shëndetin e njeriut. Lëndët plastike janë në gjendje të thithin nga ambienti edhe agjente toksike e kancerogjene. Sipas studimit të ri, pjesa më e madhe e këtyre grimcave janë më të vogla se 5 milimetra.

“Ky është një shqetësim global,- thotë WWF, – i cili mund të përballohet sipas saj, vetëm duke i shkuar deri në rrënjë problemit, që do të thotë, duke bllokuar miliona tonelata plastike të cilat vazhdojnë të shpërndahen në natyrë e për këtë është i nevojshëm një aksion në nivel qeverish, sipërmarrjesh e konsumatorësh.

SHKARKO APP