Alkooli dëmton trurin më shumë se kanabisi

Sipas një studimi të ri alkooli dëmton trurin më shumë se kanabisi.

Ndryshe nga pijet alkoolike, kanabisi nuk ndikon në marihuana nuk ndikon në madhësinë apo integritetin e materies së bardhë apo gri në tru.

Materia gri mundëson që truri të funksionojë ndërsa e bardha kontrollon komunikimin midis grupeve nervore.

“Ndërsa marihuana mund të ketë edhe disa pasoja negative, definitivisht nuk është aspak pranë pasojave negative të alkoolit,”-tha autori i studimit, profesor Kent Hutchison nga Universiteti i Kolorados Boulder.

Shkencëtarët shtojnë megjithatë, hulumtimet mbi efektet mentale të kanabisit janë ende shumë të kufizuara.

“Veçanërisht mbi përdorimin e marihuanës, se dimë shumë pak se sa impakt ka tek truri.”

Në SHBA, 44 % e njerëzve të moshës 12 vjeç e lart kanë përdorur kanabis të paktën një herë në jetën e tyre.

Uashingtoni, Oregoni, Kalifornia, Alaska dhe Kolorado kanë legalizuar marihuanën për përdorim mjekësor ose rekreacion.

SHKARKO APP