Alma Hoxhaj: Rreziku i sëmundjeve infektive dhe si mund të mbrohemi prej tyre

Sëmundjet infektive mund të prekin këdo, çdo moshë dhe në çdo stinë sipas shkaktarëve dhe në bazë të tyre sjellin ndërlikime të ndryshme, të rënda sidomos kur prekin organet vitale si trurin, veshkat, mëlçinë, zemrën, mushkëritë madje deri në vdekje nëqoftëse nuk janë në kontroll mjekësor. Ndryshimi i stinëve shoqërohet gjithmonë edhe shfaqjen e sëmundjeve infektive. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë” mjekja infeksioniste Alma Hoxhaj tregon se me me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e kushteve klimaterike përveç virozave dhe gripit më të shpeshta shfaqen edhe viroza të tjera si mononukleoza infektive, varicela, herpes simpleks, herpes zoster dhe ekzantema virale. Sipas mjekes personat më të rrezikuar janë ata me imunitet të ulët, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, fëmijët e vegjël dhe moshat e treta, gratë shtatzëna dhe personat që punojnë ose jetojnë në ambiente me shumë njerëz. Po ashtu të rrezikuar janë njerëzit që udhëtojnë shumë. Por një rrezik të lartë për sëmundje infektive ka edhe vetë personeli mjekësor. Ndër të tjera në këtë intervistë mund te lexoni lidhur me shkaqet e sëmundjeve infektive, grupmoshat më të rrezikuara dhe sesi mund të mbrohemi prej tyre.

Intervistoi: Sidorela Lepuri

 

Dr.Alma, sëmundjet infektive janë prezente gjatë gjithë vitit dhe kjo për një sërë shkaqesh. Por ju cilat do te evidentonit si disa prej shkaktarëve kryesorë të tyre?

Pjesa më e madhe e sëmundjeve me etiologji të njohur shkaktohen nga mikroorganizma infektive si bakterie, viruse, rikecie, protozoare, kërpudha, parazitë etj, të cilat mund të gjenden kudo. Rëndësia e tyre në praktikën mjekësore lidhet me aftësinë e madhe të tyre për tu përhapur dhe me rrezikun e madh që ato kanë për shëndetin e njerëzve ku ato shfaqen. Dhe me gjithë zhvillimin e shkencave mjekësore për parandalimin dhe mjekimin e tyre përsëri sëmundjet infektive mbeten shkaku më i madh i vdekshmërisë dhe paaftësisë dhe në vendet më të zhvilluara të botës. Pavarësisht zbulimit të preparateve antimikrobike, antivirusale, antiparazitare e antimykotike vërehet që dhe mikrobet nga ana e tyre rrisin forcat mbrojtëse nga veprimi i tyre. Sot aktualisht është e rëndësisme rezistenca ndaj antibiotikëve që në vendin tonë përveç rritjes së aftësisë mbrojtëse të mikrobeve është dhe përdorimi pa kriter i tyre. Mund të themi që jemi i vetmi vend në botë ku antibiotikët i merr kushdo dhe kur të dojë pa vizitë mjeku dhe gjithashtu është vërejtur rritja e tendencës dhe nga mjekët për të dhënë antibiotik dhe në rastet kur ato nuk nevojiten. Kohët e fundit janë shfaqur sëmundje të cilat mendohej se ishin zhdukur si antraksi, sifilizi etj. Dhe në rritjen e sëmundjeve infektive ka ndikuar dhe hapja e kufijve dhe lëvizja e lirë e popullatës si malarja, SIDA dhe të tjera. Gjatë këtij viti në vendin tonë dhe në gjithë rajonin kanë qarkulluar rreth 200 tipe virusesh të grupuara në 6 klasa të mëdha.

 

Gripi me dy tipe virusesh H1N dhe H3N2 si dhe shumë viruse të tjera që prekin rrugët e sipërme dhe të poshtme respiratore, traktin gastro intestinal dhe lëkurën. Këto kanë qenë prezent në vendin tonë që nga tetori 2014 e në vazhdim.

Tani që po afron stina e pranverës e cila do të shoqërohet edhe me ndryshime klimaterike, sa të predispozuar jemi për tu prekur nga virozat e stinës?

Me ardhjen e pranverës dhe ndryshimin e kushteve klimaterike përveç virozave dhe gripit më të shpeshta janë Mononukleoza infektive, varicela, herpes simpleks, herpes zoster dhe ekzantema virale. Në vendet e rajonit përreth nesh kemi dhe raste me fruth e cila është sëmundje infektive me kontagiozitet të lartë. Kjo na tërheq vëmendjen që shumë shpejt mund të kemi dhe tek ne raste me fruth. Duke qenë se sëmundjet infektive kanë një probabilitet shumë të lartë dhe mënyra të ndryshme infektimi dhe mbrojtja nga këto sëmundje është e vështirë. Për disa sëmundje infektive janë në qarrkullim vaksinat përkatëse.

Ndodh që në pjesë të mirë të rasteve të sëmurët e prekur nuk shfaqin shenja të jashtme. Si identifikohen ato?

Përsa i përket njerëzve që nuk kanë shenja klinike ekzistojnë dy mundësi e para të gjitha sëmundjet infektive kanë një periudhë inkubacioni dhe e dyta mund ta kalojë në gjendje të lehtë dhe këta të dytët zbulohen rastësisht nëse bëjnë analiza. Por të dy rastet shërbejnë si burim infeksioni për të tjerët ndaj dhe themi që është e vështirë të mbrohemi nga sëmundjet infektive.

Cilat janë grupmoshat që rrezikohen më së shumti të preken?

Sëmundjet infektive mund të prekin këdo pra çdo moshë dhe në çdo stinë sipas shkaktarëve dhe në bazë të shkaqeve sjellin ndërlikime të ndryshme, të rënda sidomos kur prekin organet vitale si trurin, veshkat, mëlçinë, zemrën, mushkritë madje deri në vdekje nëqoftëse nuk janë në kontroll mjekësor. Ndaj të tërë njerëzit që dyshojnë se vuajnë nga sëmundje infektive ose që kanë qenë në kontakt me njerëz të sëmurë duhet të bëjnë kontroll tek mjeku. Më të rrezikuarit janë ata me imunitet të ulur, sëmundje kronike, fëmijët e vegjël dhe moshat e treat, gratë shtatzana dhe personat që punojnë ose jetojnë në ambiente me shumë njerëz. Dhe njerëzit që udhëtojnë shumë. Një rrezik të lartë për sëmundje infektive ka edhe vetë personeli mjekësor.

A mund të na thoni disa këshilla për parandalimin e sëmundjeve infektive?

Higjena pesonale e ambientit dhe sidomos ajo e duarve, mosgrumbullimi në ambiente të mbullura dhe ku ka shumë njerëz, ajrosja e shpeshtë e ambienteve ku punojnë dhe jetojnë.

Përdorimi i ushqimeve të kontrolluara të shëndetshme dhe mundësisht të freskëta. Kontrolli i ujit të pijshëm dhe evitimi i ushqimeve që kanë ndenjur jashtë në ambient qoftë dhe në shtëpi dhe sidomos evitimi i ushqimeve që shiten në rruge ose në pika shitje pa kushtet higjeno-sanitare të nevojshme. Përdorimi i maskave kur kemi njerëz të sëmurë në shtëpi, marrja e lëngjeve dhe suplementet me vitaminoterapi.

SHKARKO APP