Aloe vera, ja ku ta përdorësh
Përsa i përket aloe vera- s thuhet se edhe vetë Kleopatra e përdorte si çelësin e saj të bukurisë natyrale. Sido të jetë e vërteta, studime të shumta kanë treguar se aloe-ja bën mrekulli. Brenda mundësive përpiquni të mbillni një të tillë në shtëpinë tuaj dhe përdoreni:
Pas depilimit
Enzimat e shumta që gjenden te aloe vera gëzojnë veti shëruese ndaj skuqjes apo irritimit të lëkurës.
Për heqje make up-i
Merrni pak pambuk, vendosini sipër pak xhel aloe vera dhe masazhoni me të lëkurën përmes disa lëvizjeve ciklike. Shoqërojeni bashkë me ujin micellar për të zbutur dhe pastruar lëkurën nga make up- i apo ndotësit e tjerë.
Si medikament
Aloe vera së bashku me hidrokortizonin OTC krijojnë një medikament shumë efektiv ndaj pickimit të insekteve duke qetësuar dhe ndaluar kruarjen.
Maskë flokësh
Flokët tuaj përmbajnë enzima dhe aminoacide, ndaj përdorni sa më shumë aloe për t’i ushqyer ashtu siç duhet fijet. Ose përdorni xhelin që gjendet brenda gjethes ose blini vaj të bimës. Aplikojeni 2-3 herë në javë.