Alzheimer, sëmundja gjendet në ushqimin tonë
Studimet po tregojnë gjithnjë e më shumë se ka një lidhje të përbashkët mes një lloji të veçantë të proteinave dhe sëmundjeve të tilla neuro-degjenerative si Parkinson, Alzheimer.
Gjëja me të vërtetë shqetësuese është se kjo proteinë gjendet në ushqimin që ne hamë! Kjo proteinë, e njohur si TDP-43, sillet pothuajse si proteinat toksike dhe infective, të njohura si prione. Këto proteina janë përgjegjëse për shkatërrimin e trurit, si te sëmundja e lopës së çmendur.
Para 15 vitesh, shkencëtarët kanë mësuar se një proces i tillë mund të ndodhë jo vetëm te kjo sëmundje e lopës, por edhe te sëmundje të tjera apo në çrregullime të mëdha neuro-degjenerative.
Për fat të keq gati i gjithë mishi që shërbehet dhe gjendet në dyqane vjen nga bagëti të rritura në mënyrë të tillë, të quajtur ”kafo”, që është pothuajse e pamundur për t’u shmangur. ‘Kafo’janë kryesisht objekte të mëdha, depo, ku kafshët ushqehen me një dietë krejtësisht të panatyrshme të drithërave gjenetikisht të modifikuara, që zakonisht përmbajnë ‘glyphosate’, e cila është e përzier me antibiotikë.
Shumë prej këtyre ushqimeve përmban derivateve të tjera të kafshëve. Prionet, pra, kalojnë në këtë mënyrë nga ushqimi, përmes mishit të kafshëve që po konsumojmë, duke ndikuar në rritjen e frikshme të sëmundjes Alzheimer.