Analiza e re e gjakut që zbulon shanset për lindje të parakohshme

Shkencëtarët kanë zbuluar një analizë gjaku përmes të cilës merret paralajmërimi për lindje të parakohshme.

Sipas një studimi të publikuar nga revista “Science”, këto teste janë 80 % të sakta.

Madje sipas hulumtuesve të Universitetit të Stanfordit, është po aq i saktë sa parashikimi për kohën e lindjes.

Por shkencëtarët tregohen të kujdesshëm ende derisa ky test të bëhet i përdorshëm masivisht te gratë shtatzënë.

Sipas të dhënave, çdo vit lindin 15 milionë foshnja para kohe në botë, para javës së 37-të.

Raportohet se një milion vdekje në vit te fëmijët lidhen me lindjen e parakohshme.

SHKARKO APP