Angjinaret, ushqimi mesdhetar që rigjeneron mëlçinë

Në mitologjinë Greke, angjinarja përmendet si gjembi në të cilin Zeusi ktheu afeksionin e tij të refuzuar. Pjesët e bimës që janë të ngrënshme, vijnë nga boçet e lules se angjinares e cila ka një zemër ngjyrë violë. Është e vështirë për t’u përgatitur, por ja vlen lodhja kur përfitimet janë të tilla si rrallë ushqime. Angjinaret janë të pasura në vitaminë C, K, acid folik dhe fibra bimore, si dhe, në listën e renditjes së ushqimeve sipas përbërjes së tyre në antioksidues, angjinarja renditet në 20 të parat. Edhe pse pjesa me e shijshme e bimës është zemra, fletët janë ato që përmbajnë shumicën e lëndëve ushqyese.

Lufton kancerin

Studimet tregojnë se përbërës të ekstraktuar nga angjinaret, kanë efekt pozitiv në uljen shumimit të qelizave kanceroze, veçanërisht kancerit të prostatës dhe gjirit. Studim i vitit 2017 të fundit, të publikuar në “Journal of Pharmacology”, kanë treguar se përbërësi që karakterizon angjinaren “cynara cardunculus L” mund të përbëjë një aleat të dobishëm në terapinë kundër leucemisë.

Rigjeneron mëlçinë

Në sajë të përbërësve të quajtur “kinarin” dhe “silimarin”, agjinaret rezultojnë tepër të dobishme për mëlçinë. Është parëse konsumi i këtyre dy përbërësve ka sjellë rigjenerim të mahnitshëm të indit të mëlçisë.

Përmirëson tretjen

Angjinaret përmbajnë “inulin”, një substancë me veti prebiotike, e cila ushqen florën bakteriale dhe forcon mukozën e aparatit tretës. Përveç forcimit të barrierës së aparatit tretës, flora bakteriale e shëndetshme arrin të luaj një rol te jashtëzakonshëm në zbërthimin e disa lëndëve ushqyese të patretshme ose të papërthtithshme, në uljen kolesterolit dhe në forcim të imunitetit.

Ul kolesterolin dhe mbrojnë zemrën

Përbërës të fletëve të angjinares, kane veti reduktuese për kolesterolin e keq LDL duke rritur gjithashtu kolesterolin e mirë HDL. Përveç efekteve të dobishme në profiling lipidemik, agjinaret luajnë një rol shumë të favorshëm në uljen e inflamacionit, duke mbrojtur arteriet dhe zemrën.

SHKARKO APP