Angli, Dylani i vogël zgjohet nga koma, pak përpara se t’i heqin aparaturat
Historia e Dylan Askin, që sot është 4 vjeç, është e pabesueshme. Kur ishte 2 vjeç, djali u zgjua nga koma, pak përpara se mjekët ti hiqnin aparaturat që e mbanin në jetë dhe u deklaruar zyrtarisht i shëruar. Tumori i rrallë në mushkëri që e kishte çuar shumë pranë vdekjes ishte zhdukur.
I vogli u shtruar në Royal Hospital të Derby, në Britaninë e madhe, me probleme në frymëmarrje. Nga analizat u zbulua që mushkëritë e tij ishin të dëmtuara. Të tjera analiza që ju bënë në Queens Medical Hispital të Nottinghamit zbuluan se shkak i këtyre komplikacioneve ishte një masë kistesh që ju gjetën në mushkëri dhe që i mbulonin 80% të tyre.
Diagnoza ishte e tmerrshme istiocitosi polmonare, një tip shumë i rrallë tumori që godet vetëm fëmijët.
Situata u përkeqësua kur fëmija mori edhe një infeksion bakterial polmonar dhe përfundoi në koma dhe shpresat duket se ishin humbur për të gjithë.
Prindërit e vogëlushit morën kështu vendimin e vështirë për ti hequr të voglit aparaturat që e mbanin në jetë. Gjatë ditëve të Pashkës 2016, mjekët ishin gati për të hequr makineritë, por pikërisht në këtë moment prindërit dalluan që makinat regjistronin shenja aktiviteti cerebral. ’Ndaloni! Ai akoma po lufton!, bërtisnin ata.
Nivelet e tij të oksigjenit filluar të ngrihen dhe Dylan u zgjua. Pas një periudhe në terapi intensive i vogli kthehet në shtëpi. Dylan, i cili ju nënshtruar kimioterapisë deri në korrik 2017, është bërë tani protagonist i një fushate të organizatës ‘CLIC Sargent’, që ndihmon familjet me fëmijë të sëmurë me kancer dhe prindërit e tij kanë dashur të kujtojnë historinë e pabesueshme ku edhe vetë kanë qenë protagonistë. ’Nuk jam shumë besimtare por unë besova tek një mrekulli’, ka treguar për ‘Daily Mail’ nëna e Dylan, Kerry Askin.