Ankthi i së hënës në punë, psikologët: Ja çfarë duhet të bëni
Në literaturë është i njohur “Ankthi i të hënës”. Na ndodh kur kthehmi nga pushimet e vitit apo kur kthehemi nga një fundjavë çlodhëse. Nisim të bëjmë mendime si do të nisim punën prapë, shkurt përfshihemi nga ”Sindroma e të hënës ansioze”. ”Kjo sindromë manifestohet me gjendje plogëshie, tendencë për të mos qenë në humorin e mirë të ditëve të zakonshme, çrregullim në gjërat që ti pret t’i bësh në më të mirën tënde por që nuk ja del dot”, thotë Arjana Reli, psikologe.
Si çdo gjë që në organizmin tonë që kërkon përshtatjen e vet ashtu ndodh edhe me ristartimin e trurit për punë. “Sindroma e të hënës ansioze” është pjesë e çregullimit të ankthit. ”E rëndësishme është që gjithçka është kalimtare. Varet dhe këtë e theksoj, nga menyra se si e përgatit veten secili, të mos lejojë energjitë negative t’i futen në pjesë energjive pozitive. Ngarkesa që marrim në punë duhet të jetë graduale, jo sa vijmë të punojmë me kapacitet të plotë”.
Në botën e zhvilluar njerëzit i japin rëndësinë e duhur edhe kësaj sindrome. I drejtohen psikologut për të lehtësuar ngarkesën që u peshon. ”Një terapi e mirë është të flasim me një koleg të mirë, jo të zbrazim gjithë hallet, por të flasim për gjërat e bukura që bëmë në pushimet në fundjavë. Të kryejmë pauza të shpeshta, pasi puna do të bëhet më mirë, sesa kur fokusohemi shumë dhe nuk performojmë siç do të donim. Një këshillë tjetër është të shmangim kolegët që na japin energji negative”.