Antibiotikët rrisin rrezikun e zhvillimit të gurëve në veshka
Fëmijët dhe personat e rritur të cilët marrin shpesh pesë lloje antibiotikësh mund të kenë gjasa më të mëdha për zhvillim të gurëzve në veshka sesa njerëzit të cilët nuk i marrin.
Shkencëtarët kanë studiuar shpenzimin e antibiotikëve në bazë të kartonëve shëndetësorë elektronikë të 25.981 njerëzve të cilët kanë pasur gurëz në veshka dhe në atë grup të kontrolluar prej 259.797 pacientëve të ngjashëm të cilët nuk kanë pasur gurëz në veshka në periudhën na viti 1994 deri më 2015.
Ata kanë konstatuar që marrja e disa nga pesë grupe antibiotikësh, sulfonamida, cefalosporina, flourokinolona, nitrofurantiona, metenamina dhe penicilina në periudhën paraprake prej 3 deri në 12 muaj ka qenë e lidhur me rrezikun e shtuar nga shfaqja e gurëzve në veshka. Rritja e rrezikut ka lëvizur në 27 për qind të gjasave më të mëdha te penicilina deri më shumë se dyfish të rrezikut të shtuar për gurëzit pas marrjes së sulfonamidës.
“S’ka dyshim që antibiotikët kanë shpëtuar miliona jetë dhe janë të nevojshëm për pengimin e vdekjeve dhe të pasojave serioze të infeksioneve dhe përdorimi i tyre i kalon pasojat e mundshme të dëmshme”, thotë udhëheqësi i studimit dr. GregoryTasian, nga Spitali i Fëmijëve në Filadelfia.
Sipas hulumtimit, rreziqet më të mëdha nga zhvillimi i gurëzve në veshka janë vërejtur te fëmijët dhe tinejxherët. Rreziku i zhvillimit të gurëzve zvogëlohet me kalimin e kohës, mirëpo mbetet i madh edhe deri në disa vjet pas marrjes së antibiotikëve.