Arsyeja përse nuk duhet të pini verë të bardhë
Një studim sugjeron se vera e bardhë mund të ketë një efekt të dëmshëm për shëndetin, kur bëhet fjalë për lëkurën tuaj. Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se konsumimi i verës së bardhë mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes së lëkurës rosacea.
Rosacea është një sëmundje e lëkurës që shfaqet në formën e skuqjes, akne dhe puçrra në fytyrë. Shumë njerëz besojnë se rosacea është një lloj akneje por ajo nuk është e vërtetë. Kjo shton faktin e njohur më parë se vera e kuqe përkeqëson gjendjen. Në të kundërt, verërat e bardha po shkaktojnë këtë problem.
Në studimin e publikuar nga “Journal of the American Academy of Dermatology”, hulumtuesit shqyrtuan zakonet e pijeve të 83,000 infermierëve amerikanë. Përmes studimit, nga të dhënat e marra ata gjetën se gratë që pinin një deri në tre gota verë të bardhë në muaj kishin 14% më shumë mundësi të rrezikoheshin nga zhvillimi i sëmundjes “rosacea”. Statistikat u rritën ndjeshëm në varësi të gotave të verës së bardhë që u konsumua.