Arsyeja pse bukën s’duhet ta mbani kurrë në qese plastike

Ndërsa shumë persona preferojnë ta mbajnë bukën në qese prej letre apo në vendin e përshtatshëm enkas për këtë produkt kaq shumë të konsumueshëm, thjesht duke e mbuluar me një pecetë, ka të tjerë që preferojnë ta mbajnë atë në qese plastike.

Por ky është një veprim tepër i gabuar. Kjo është një nga shkaqet që çon në mykjen e bukës. Qesja e than bukën ndërsa temperatura e dhomës është ideale për krijimin e mykut.

Nëse bukën e lini në kuzhinë në vendet ku mund të ketë kontakt me ujin, do të myket edhe më shpejt.

Zgjidhja e mirë është, sado që t’ju duket e pakuptimtë, është ta fusni bukën në frigorifer me ngrirje të thellë.

Risultati immagini per bread in the plastic bag

Kështu gjithmonë do të keni bukë të freskët, por mund ta shkrini në dy mënyra:

1. Nëse ju nevojitet ta konsumoni menjëherë, nxirreni bukën e ngrirë, vendoseni në letër alumini dhe nxeheni në furrë;

2. Nëse dëshironi bukë të freskët për mëngjes, nxirren para se të shkoni të flini gjumë dhe lëreni në një leckë të pastër kuzhine që gjatë natës ngadalë të shkrihet. Në mëngjes do të ketë shije sikur ta kishit blerë në furrë.

SHKARKO APP