Arsyeja tronditëse pse nuk duhet t’i nderni kurrë rrobat e lagura brenda shtëpisë suaj

Të gjithë e bëjmë këtë në shtëpitë tona, kur shohim se shiu po fillon e koha po bëhet gjithnjë e më e zymtë, nderja e rrobave në ambiente të mbyllura është ide joshëse.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se kjo gjë mund të dëmtojë seriozisht shëndetin tuaj.

Shoqëria “Astma” në Irlandë ka nxjerrë një paralajmërim që u bën thirrje njerëzve që të mos i varin rrobat e tyre të lagura brenda, pasi rritet lagështira në dhomë me 30 për qind dhe inkurajon rritjen e mykut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Myku mund të prekë njerëzit që kanë vështirësi me frymëmarrjen, sistemet e dobëta imunitare si dhe problemet e lëkurës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu ka shumë gjasa që të ndikojë te foshnjat, fëmijët dhe të moshuarit.

Kur myku të zhvillohet në shtëpinë tuaj ju nuk do të shikoni gjë pasi shpesh është i padukshëm për syrin por kur të filloni të keni probleme me shëndetin atëherë do të jetë shumë vonë.

Kështu që përpiquni ta shmangni sa më shumë nderjen e rrobave brenda shtëpisë suaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?