Arsyet pse ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës

A ju duket si diçka e pamundur që të çoheni nga shtrati? Lodhja e tepërt nuk shpjegohet vetëm me punën por edhe me kequshqyerjen dhe me mungesën e aktiviteteve fizike.

Nuk keni kryer ushtrime fizike mjaftueshëm

Sipas studimeve fakti që nuk ushtroheni fizikisht iu bën më të lodhur. Ata që kryejnë ushtrime të lehta vetëm 3 herë në javë nga 20 minuta raportojnë se ndjehen më pak të lodhur dhe me më shumë energji. Kjo ndodh se për shkak të ushqimeve zemra dhe mushkëritë punojnë në mënyrë më efikase, duke u dhënë më shumë oksigjen organeve të trupit.

Nuk jeni duke fjetur mirë

Pagjumësia ndikon në energjinë e trupit. Trupi i njeriut ka nevojë për një kohë të caktuar gjumi dhe mungesa e tij bën që të mos jemi në gjendjen tonë më të mirë gjatë ditës.

Varësia nga kafeja

Edhe pse mendohet se kafeina ndihmon në zgjimin tonë, në të vërtetë ajo na bën më të lodhur. Kafeja gjithashtu është një çorientues serioz i gjumit.

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit na bën anemikë dhe të lodhur. Nëse qepallat e poshtme dhe pjesa e brendshme e syrit është e zbehtë dhe jo rozë, atëherë këto janë shenja treguese për mungesë të hekurit.

Mungesa e vitaminës B

Vitaminat B janë të rëndësishme dhe të nevojshme sepse e kthejnë ushqimin që hamë në energji.

SHKARKO APP