Bark i sheshtë me dietën e finokut

Për t’i hequr kile të akumuluara dhe për t’u ndier më mirë menjëherë, së fundi po flitet shumë për dietën e finokut, një regjim ushqimor me këtë perime e cila njihet për vetitë drenazhuese dhe për prezencën e ulët të kalorive (31 kalori për 100 gram), duke ndihmuar shumë në luftën kundra fryrjes dhe peshës së tepërt.

Dieta e finokut parashikon një konsum të përditshëm prej 1300 kalorish, gjatë të cilës kjo perime është protagoniste kryesore e pjatave të shoqëruara nga çajra e infuzione me bazë finokun si dhe 2 litra ujë në ditë. Disa ekspertë rekomandojnë të mos e zgjasni pa fund këtë regjim ushqimor, por të limitoheni duke e ndjekur për 1 muaj maksimumi dhe nëse e ndiqni me rigorozitet, mund të humbni dhe 4 apo 5 kile.

Falë vetive depurative të finokut, që në javët e para organizmi pastrohet nga toksina dhe gazrat intestinale e si pasojë barku shfryhet. Si gjithmonë, para se të nisim një dietë është mirë të konsultohemi me mjekun për të mbajtur nën kontroll problematika të mundshme me shëndetin.

Më poshtë, po ju prezantojmë me cilësitë e kësaj perimeve, e shkëlqyer për t’u konsumuar krudo, në sallata, me avull, etj. Një perime që nuk duhet t’i mungojë tryezës verore sepse ndikon në mirëqenien tuaj nëse merret në mënyrë korrekte.

SHKARKO APP