Bëjini këto gjëra tani, se pas 10 vitesh do të jetë shumë vonë
Bukuria nuk është vetëm gjenetike. Mënyra se si e shohim varet edhe nga kujdesi që kemi për veten.
Dikush ka zakon të pijë një gotë ujë në mëngjes, disa të tjerë ushtrojnë shumë aktivitet fizik. Por të gjitha mënyrat janë efektive në varësi të trupit të njeriut.
– Sot ju sjellim 10 zakone të dobishme për bukurinë që duhet t’i bëni tani, dhe pas 10 vjetësh do falënderoni veten për të mirat që i keni bërë trupit tuaj.
1. Mbani këmbët lart
Ngrini këmbët dhe mbani ato në mur ndërkohë që flisni në telefon ose kur keni bërë një maskë fytyre.
Ky zakon i thjeshtë do t’ju ndihmojë të shmangni varicet në të ardhmen.
2. Përdorni krem kundër diellit gjithmonë
Nuk e besoni se edhe në dimër rrezet e dëmtojnë lëkurën, por në fakt është shumë e vërtetë. Studimet kanë treguar se njerëzit që përdorin krem kundër diellit gjatë gjithë vitit plaken 24% më ngadalë se ata që nuk e bëjnë këtë.
3. Kujdesuni për lëkurën e qafës
Lëkura në qafë është aq e hollë dhe e ndjeshme njësoj si lëkura e qepallave. Shumë shpesh, ajo tregon shenjat e para të plakjes. Ata që lexojnë në një pozicion horizontal ose që flenë në një jastëkë të lartë shpesh përfundojnë duke pasur rrudha në qafë, që mund të shfaqen edhe para moshës 30 vjeçare.
4. Mbaj një shishe uji me vete
Shumica prej nesh e dimë se si konsumimi i ujit ndikon në trupin tonë. Por jo të gjithë e bëjnë zakon të këtë gjë. – Nëse doni të ndiheni mirë fizikisht edhe nga ana shëndetësore, filloni të familjarizoheni me ujin.
5. Flini në jastëk të butë
Shumë pak njerëz kanë një fytyrë të freskët dhe të ndritshme kur zgjohen. Sipërfaqja e rrëshqitshme do të reduktojë fërkimet dhe do të bëjë që fytyra dhe flokët të duken më të freskëta.
6. Mos mbani lidhëse plastike të ngushta për flokët
Besoj duhet të keni dëgjuar shumë shpesh që fjongot e ngushta jua dëmtojnë jashtëzakonish shumë flokët. – Nuk duhet ta bëni më këtë gabim, nëse doni të keni flokë të shëndetshme.
7. Ndiqni rregullin 2/30
Ky rregull i thjeshtë do t’ju ndihmojë të qëndroni në formë pa bërë shumë përpjekje. – Njerëzit që shikojnë televizor për më shumë se 2 orë në ditë janë më të prirur të konsumojnë ushqime të ëmbla. Kufizoni televizorin tuaj në disa orë dhe pastaj kryeni disa ushtrime për gjysmë ore. – Ky zakon do t’ju ndihmojë të reduktoni peshën e tepërt që keni marrë.
8. Përdorni fill dentar dhe Listerinë
Jeni mësuar që në shkollë sesa rëndësi ka që të lani dhëmbët 2 herë në ditë. Por edhe kjo nuk mjafton që dhëmbët të jenë të bardhë. Sa herë që lani dhëmbët duheni ti lani ato edhe me listerin disa sekonda.
9. Bisedoni në telefon me një kufje
– Sa më larg ta mbani celularin nga fytyra është gjëja më e mirë që mund të bëni, për të mbrojtur lëkurën tuaj. Hulumtimet kanë treguar se ekrani i celularit përmban shumë baktere,prandaj çdo ditë ju duhet ta pastroni atë me një letër të lagur me alkool.