Benefitet e çajit argjentinas, Yerba Mate
I madhi Che Guevara nuk mund të bënte pa të, i njohur dhe si çaji argjentinas, yerba mate (barishtja mate) është një pije e bëra nga gjethet e thara dhe të copëtuara të një bime që rritet spontanisht në Amerikën e Jugut. E pasur me kafeinë, që është substanca e për përqëndrimin pas kafesë, ka një fuqi të madhe energjish, si guarana, dhe për këtë arsye përdorej nga popullsia indigjene për të luftuar stresin dhe lodhjen gjatë gjahut, dhe sot një burim i rëndësishëm për sportistët. Por vetitë e saj nuk përfundojnë këtu. Yerba Mate është e pasur me substanca minerale si kaliumi dhe magnezi, por edhe mangani, fosfori, kalciumi, zinku, etj, si dhe mban vitamina të çmuara të grupit B, B1, B2 dhe vitaminë C, flavanoidë dhe antioksidantë.
Mike e dietës
Kafeina që përmban Yerba mate ka fuqi të reduktojë oreksin, dhe të lehtësojë stomakun pas ushqimit. Jep një ndjesi ngopjeje falë të cilit nuk mund të hani shumë dhe kjo veçanërisht e rëndësishme për ata që duan të kontrollojnë peshën e trupit.
Jo më lëngje
Përveçse është i çmuar për dietën, Yerba Mate ka veti diuretike, duke lehtësuar eleminimin e lëngjeve të tepërta. Prandaj rekomandohet për pastrimin e organizmit nga toksinat.
Rinia e bekuar
Yerba Mate përmban antioksidantë që ngadalësojnë plakjen e qelizave dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të organizmit duke forcuar sistemin imunitar. Antioksidantët janë efikas në luftën ndaj radikaleve të lira dhe parandalojnë disa patologji si tumori i zorrëve dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Lamtumirë dhimbjes së kokës!
Yerba është shumë e mirë kundër dhimbjes së kokës dhe depresionit, ashtu siç janë parë veti të saj dhe në dhimbjet reumatologjike.