Benefitet e frutit të qershisë

Qershitë janë një nga frutet sezonalë që nuk janë vetëm të shijshme, por gjithashtu janë të mbushura me vlera ushqyese. E tashmë që po afron sezoni i tyre është mirë që të jenë në tryezat tuaja. Ja disa nga vlerat e tyre ushqyese.

Për gjumë të mirë

Nëse hasni vështirësi për të fjetur në darkë provoni të konsumoni një gotë me lëng qershie 30 minuta përpara darkës. Melatonina që ndodhet në qershi mund t’ju ndihmojë të flini më mirë,

Mbajnë lëkurën tuaj më të re

Tek fruti i qershisë ka nivele të larta të antioksidanyëve, të cilat ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes. Një gotë nga lëngu i qershisë në ditë ju ndihmon për të mbajtur lëkurën sa më të re.

Ndihmojnë në humbjen e yndyrës së barkut

Sipas një studimi kaviet që hanin qershi dhe kishin një dietë me yndyrë të lartë fitonin më pak peshë sesa kaviet që nuk hanin qershi

SHKARKO APP